Instalim

 
 
 
 

MËNYRA E IMPELENTIMIT

 

 
Rekomandohet që sistemi të vendoset përpara hedhjes së shtresës së betonitt (ndërtesë e re ose gjatë përshtatjes). Montimi kryhet nën të gjitha llojet e mbulesave të dyshemesë. Shiriti i ngrohjes vendoset në dysheme. Në zero shtresën e betonit montohet polisteroli(minimum 5 cm) . Në rast të një shtrese më të hollë polisteroli dhe një shtresë betoni më të hollë, efektet e ngrohjes do të jenë më të vogla. Përndryshe efektet janë pozitive.

RISI! Ecoterm Mini, Ekonomik për 4-12 ㎡

 
 
 

KOMPONENTË

 

 

Pjesa drejtuese – Termostat Wi-Fi

Termostat Wi-Fi (mënyra më moderne e kontrollit, kontroll i lehtë përmes internetit, përmes një aparati celular dhe mund të bëhet manualisht). Mundëson matje të pavarur të konsumit, si dhe mbushje energjetike të shtresës së betonit në kohën me tarifë më të ulët.


Pjesa e rregullueshme - Elektro dollapi

Në dollapin elektrik, i cili është montuar në mur, ka një start soft dhe trafo (një ose më shumë). Ne përdorim një transformator toroidal që ka humbje të vogla në transmetimin e energjisë në krahasim me një transformator të zakonshëm.


Pjesa aktive - Shirit alumini

Shiriti i aluminit nxehet nga rrjedha e rrymës së gjeneruar nga një transformator sekondar. I njëjti ka një tension të ulët sigurie.

 
 
 
 
 
 
 

MËNYRA E PUNËS

 

 
Në termostat (ose në termostatin Wi-Fi) rregullohet temperatura e dëshiruar. Nëse temperatura e caktuar është më e lartë se temperatura e dhomës, një transformator ndizet përmes soft startit dhe përmes transformatorit rryma rrjedh përmes një shiriti alumini, i cili shërben si ngrohës. Shiriti, dhe kështu edhe vetë shtresa e betonit në dysheme, e cila gjendet mbi shirit, nxehen derisa të arrihet temperatura e dëshiruar. Pastaj i gjithë sistemi fiket. Thelbi i kursimeve është se shtresa e betonuar e çimentos grumbullon energji të nxehtësisë, kështu që akumulimi i energjisë mund të kryhet kryesisht natën, në një periudhë kur energjia elektrike është e lirë.


PROFILI IDEAL I TEMPERATURËS:


TEMPERATURA TE TAVANI 20ºC
TEMPERATURA TE KOKA 21ºC
TEMPERATURA TE DUART 22ºC
TEMPERATURA TE KËMBËT 23 ºC